增长信号未识别到付费功能中风险权限组合
Kulla e shqipes icon

Kulla e shqipes

Ofron korrigjimin e gabimeve gjuhësore kudo që shkruani.

用户数84当前公开安装规模
评分5.0商店平均评分
评论数2公开评论体量
Manifest 版本V3插件平台版本
7日增长+1近 7 天净增用户
7日增长率+1.2%相对周增长速度
视觉预览

Kulla e shqipes 媒体预览

1 项素材
趋势

30 日用户趋势

查看最近 30 天的用户变化。

用户增长趋势

83838485852026年6月29日2026年7月2日2026年7月5日最新值: 84
评分趋势

30 日评分变化

按时间查看评分波动,辅助判断近期口碑是否稳定。

30 日评分变化

起始值
5.00
最新值
5.00
30 日评分变化
0.00
4.904.955.005.055.102026年6月29日2026年7月2日2026年7月5日最新值: 5.00
2026年6月29日2026年7月5日
增长概览

日/周/月增长表现

同口径展示 1 天、7 天、30 天的绝对增长与增长率。

1日增长持平
00%
7日增长增长
+1+1.2%
30日增长减少
-2-2.33%
技术摘要

版本、语言与抓取信息

查看发布时间、版本、支持语言、最近更新和抓取时间。

版本1.0.5
ManifestV3
大小520KiB
语言数1English
发布时间
最近更新
最近抓取
English
简介

插件简介

查看插件说明、主要功能和适用场景。

Duke qenë se përdor teknologjinë më të përparuar në mbështetje të gjuhës shqipe, Kulla e shqipes është një softuer gjithëpërfshirës, shumë i lehtë për t’u përdorur e njëkohësisht thelbësor e dobisjellës për çdo shqipfolës. Ajo ofron mbulim të gjerë gjuhësor, duke u kujdesur për aspekte të ndryshme të përdorimit të shqipes, si gramatikor, leksikor, stilistikor etj.

Softueri është projektuar për t’u shërbyer nevojave të të gjithë shqipfolësve, pavarësisht nga përgatitja a niveli gjuhësor, që nga fillestarët (fëmijët, të huajt) e deri te studentët e studiuesit e gjuhës.

E tëra që duhet të bëni për përdorimin e plotë të Kullës së shqipes është regjistrimi në portalin GjuhaShqipe.com. Mund të përdoret në ueb apo të shkarkohet. Softuerët instalohen automatikisht me Kullën e shqipes dhe integrohen lehtë në pajisje, platforma kompjuterike dhe shfletues të ndryshëm interneti, duke të mbështetur gjuhësisht kur shkruan në Facebook, Messenger, Gmail apo kudo tjetër në internet.

Kulla e shqipes është softuer i plotë për gjuhën standarde shqipe. Përmban: Fjalorin e madh të shqipes, me fjalor shpjegues, drejtshkrimor, sinonimik e antonimik të përfshirë, por edhe me një korpus mjaft të pasur; gramatikën e shqipes - morfologjinë dhe sintaksën, si dhe softuerë për lexim të tekstit, për fëmijë, për mësim të shqipes, për testim të njohurive etj.

Përmes softuerëve si Drejtshkrimori, Sintaksori, Autokorrektori, Sinonimia etj., të integruar në programet për të shkruar si MS Word, mundësohet të shkruarit e lehtë e pa gabime, strukturimi i fjalive, pasurimi i shprehjes etj. I përsosur teknikisht dhe gjuhësisht Drejtshkrimori mundëson korrigjim gramatikor gjersa shkruan. Gabimet drejtshkrimore i nënvizon me të kuqe, ndërsa ato sintaksore nënvizohen me të kaltër përmes Sintaksorit. Veç gjetjes, këshillohen forma të përshtatshme për trajtat jonormative. Autokorrektori, për t’i kursyer kohën përdoruesit, në 5 milion raste bën korrigjime automatike: kur mungon një shkronjë a është tepër, kur shkruhet gabimisht në vend të një tjetre: p.sh. këdnoj rregullohet në këndoj. Njëkohësisht, derisa shkruan, ndihmohesh me sinonime e antonime përmes Sinonimisë: për fjalën objektiv jepen sinonimet synim, pikësynim, qëllim. Softueri mundëson përzgjedhje të pasur leksikore.

Fjalori i madh i gjuhës shqipe është një bazë e gjerë e të dhënave kuptimore e strukturore të fjalëve. Fjalori shpjegues përmban mbi 100.000 terma dhe 200.000 kuptime fjalësh, me kategorizimet gramatikore dhe shpjegimet e plota mbi kontekstin e përdorimit - fushën e veprimit, nuancat kuptimore, shembujt e shumtë ilustrues, shprehjet e thëniet e urta etj. Nga ana tjetër, Fjalori i madh drejtshkrimor, me 8.000.000 trajta fjalësh, ofron informacion të plotë morfologjik për çdo pjesë të ndryshueshme të ligjëratës, qoftë ajo folje, emër, mbiemër etj., duke mbuluar spektër të gjerë kategorish gramatikore: numri, rasa, shquarsia, koha, mënyra, diateza etj., të organizuara në tabela të strukturuara. P.sh. një folje del deri në 480 forma.

评价

最新评论快照

查看最近评论和评分分布。

有内容评论2已同步的评论正文数量
总评论数2Chrome 商店公开评分/评论计数
5
2
4
0
3
0
2
0
1
0
Besa Miho2024年11月11日
5

Ky version i Kullës së shqipes qenka shumë i mirë. I thjeshtë në përdorim dhe korrigjon tekstin kudo që ti shkruan.

版本 1.0.1语言 sq
IMPULS2024年11月11日
5

Softuer shumë i dobishëm. Na e ka lehtësuar punën në shkrimin si duhet të shqipes.

版本 1.0.1语言 sq